patrick vasitsch Menaxher i EVN Maqedoni Elektrofurnizimi SHPKNJP Patrick Vasitsch ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Burgenland në Austri. Ai ka më shumë se 10 vite përvojë profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit. Që nga viti 2012 është pjesë e Grupacionit EVN ku ishte përgjegjës për pozita të ndryshme menaxheriale, ka qenë përgjegjës për menaxhimin e projekteve komplekse, avancimin e transformimit digjital dhe zhvillimin e proceseve të biznesit. Në vitin 2018, ai u emërua udhëheqës i departamentit të IT-së në EVN Maqedoni. Fokusi i tij profesional është inovacioni, efikasiteti operacional dhe zhvillimi i partneriteteve afatgjata. Që nga 1 tetori 2026, ai është Drejtor Ekzekutiv i EVN Elektrosnabduvanje DOOEL Shkup. Berkant Shen Menaxher i EVN Maqedoni Elektrofurnizimi SHPKNJP Berkanti ka studiuar Administrim Biznesi pranë UEJL. Gjatë përvojës së tij të çmuar prej 13 vitesh në EVN Group, ka fituar njohuri të gjërë mbi lëvizjet e tregut të energjisë elektrike dhe trendet si në tregun e liberalizuar ashtu edhe në atë të rregulluar. Në fillim të vitit 2016, u ngrit në postin Udhëheqës i Departamentit të Shitjes dhe u pajis me prokurë nga EVN Maqedoni Furnizimi. Në vitin 2019 u bë Menaxher i EVN Furnizimi. Ai është i përkushtuar ndaj të qënurit pikë referimi ku konsumatorët mund të drejtohen në çdo hap të rrugës. Ai është fleksibël, mendjehapur dhe optimist. Me lidhje të mirëfillta, i këndshëm dhe aftësi të shkëlqyera ndërpersonale, Berkanti e motivon ekipin e Shitjes në arritjen e standardeve më të larta.