× Menaxher për klientë kryesore Aleksandar Mijalkov Ka përvojë ndërkombëtare në industrinë e telekomunikacionit në Britaninë e Madhe, 7 vjet në të njëjtën industri në Maqedoni dhe 5 vjet në Grupacionin EVN. Duke e pasuruar këte sukses, me sjellje pozitive, ai synon në e tij për të ofruar zgjidhje kreative për klientët. Aleksandar është i njohur për qasjen e tij proaktive duke marur gjithmonë parasysh të gjitha këndveshtrimet para kohe. Ai është tërësor, i sjellshëm dhe empatik dhe krijon me lehtësi kontakt me klientët, gjithmonë duke synuar për krijimin e marrëdhënieve të gjatë dhe të qëndrueshme me partnerët e biznesit. E-mail: [email protected] Pande Gacovski Përvojë 12 vjeçare në pozicione të ndryshme ne Grupacionin EVN, e ka bërë atë ekspert të jashtëzakonshëm në kuptimin e kompleksitetin teknik në industrinë përkatëse. Njohuritë, kombinuar me pasionin e tij për të mësuar, i ka mundësuar atij që ti trajtojë çështjet më komplekse të klientëve në mënyrë metodike, por gjithsesi kreative. Ai është sistematik dhe simpatik me qasje entuziaste dhe shpirt rinor. Për atë njerzit gjith kanë qënë qendra e fokusit, gjë që e bën shumë pasionant për bashkëpunimin me partneret e biznesit dhe për ti ndihmuar ata të bëjnë një ndikim të vërtetë në performancën e kompanisë së tyre. E-mail: [email protected] Zoran Dimitriev Ka përvojë të madhe në sektorin e shitjes në industri të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe në efikasitetin energjietik, sigurimin e qualitetit dhe përvojë mbi 10 vjet në Grupacionin EVN. Kombinimi i kureshtjes me bësimin në kënaqësinë e klientit, i ofron atij një sens të thellë për njohjen e nevojave të konsumatorit dhe zgjidhjen e problemeve të tyre duke u përfshirë plotsisht në problematikën. Zoran është dinamik, inovativ, i motivuar dhe i orjentuar ndaj klientit. Ai është shumë i pasionuar për bashkëpunimin е partnerëve të biznesit me EVN Elektrosnabduvanje dhe ndikimin pozitiv mbi to. E-mail: [email protected] Berkant Shen Me përvojë të vlefshme prej 13 vitesh në Grupacionin EVN, ai ka dituri të gjerë reth lëvizjeve dhe trendeve të tregut të energjisë elektrike, si për tregun e rregulluar ashtu edhe për atë të liberalizuar. Ai është i përkushtuar për të qenë kontakti i parë për klientët e tij në çdo hap të rrugës. Berkanti krenohet me faktin që ështe në dispozicion në telefon në cdo kohë të dites, me qëllim që të përmbushë nevojat e konsumatorit. Ai është fleksibël, i gjithëanshëm, me një shikim të hapur dhe optimistë.Me kontakte të shumta, dhe aftësi të shkëlqyera ndërpersonale Berkanti e motivon ekipin e shitjes për të arritur standarde sa më të larta. E-mail: [email protected] Mimoza Musliu Duke i njohur shkëlqyeshëm gjendjet dhe trendet lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, Mimoza e përkushton vëmendjen e saj ndaj sfidave me të cilat ballafaqohen kompanitë me kualifikimin e tyre në treg të lirë dhe ju ndihmon klientëve të gjejnë zgjidhjen më të mirë të përshtatur për proceset specifike të punës së tyre dhe qëllimeve të biznesit. Këmbëngulja e saj dhe etika e punës, ngritja e vazhdueshme profesionale dhe interesimi për t’u njohur me veçoritë e tregut të energjisë elektrike dhe nevojat e klientëve, përfaqësojnë rekomandim të lartë ndaj klientëve të EVN Furnizimi. E-mail: [email protected] Viktor Velkov Përvoja shumë vjeçare në EVN Furnizim dhe përvojë shtesë në industri të ndryshme i japin Viktorit një pikëpamje unike nga këndvështrimi i klientëve dhe aftësi për të njohur nevojat dhe pritjet e tyre. Gjithashtu, ai është vazhdimisht i angazhuar drejt përmirësimit të aftësive të tij në mënyrë që të sigurojë kënaqësinë maksimale të klientit dhe vlerën e shtuar të mundësuar nga kompania. I përshtatur dhe i qetë në komunikim, me qasjen e tij entuziaste dhe pozitive, ai është gjithmonë i gatshëm të ofrojë zgjidhje kreative në bashkëpunim. E-mail: [email protected]