EVN Green

Përkushtimi juaj ndaj qëndrueshmërisë merr vërtetim zyrtar.

EVN Green është shërbim për certifikimin e origjinës së energjisë elektrike të shpërndarë. Përmes këtij shërbimi, ju pajiseni me dokumentacion zyrtar për përkushtimin tuaj ndaj një biznesi të përgjegjshëm.

Përmes EVN Green, origjina e energjisë elektrike të shpërndarë vërtetohet kryesisht përmes garancive të origjinës.

Një garanci origjine korrespondon me 1 MWh energji elektrike të prodhuar nga burimet e ripërtëritshme dhe mund të përdoret vetëm një herë. Pas aktivizimit në favor të kompanisë suaj, ajo nuk mund të transferohet apo të përdoret përsëri. Dëshmia për këtë është Deklarata e Aktivizimit të Garancive të Origjinës (Cancellation Statement) — një dokument elektronik nga regjistri kombëtar i garancive të origjinës, i menaxhuar nga MEMO. Këtë dokument, EVN Furnizimi e siguron si konfirmim zyrtar për origjinën e energjisë së shpërndarë nga burimet e ripërtëritshme.

Nëse garancitë nuk janë të disponueshme për periudhën ose sasinë sipas marrëveshjes, ose nëse zgjidhni certifikimin përmes auditorit të pavarur, certifikimi mund të kryhet mbi bazën e raportit të auditimi. Ky mekanizëm është zbatuar me sukses që nga viti 2021 dhe përdoret nga një numër i madh kompanish lider dhe investitorësh të huaj në vend.

Deklarata e aktivizimit të garancive të origjinës ose raporti i auditimit mund të bashkëngjiten në raportet ESG si dhe gjatë auditimeve të brendshme dhe të jashtme, si dëshmi për origjinën e ripërtëritshme të energjisë elektrike të shpërndarë dhe për kontributin e kompanisë drejt një funksionimi të qëndrueshëm.

Çfarë vlere sjell për biznesin tuaj?

📌 Reputacion për qëndrueshmëri
Vini në dukje përkushtimin tuaj ndaj qëndrueshmërisë përpara klientëve dhe publikut.

📌 Rritje e besueshmërisë në biznes
Përmbushni kërkesat e partnerëve tuaj në lidhje me dëshmitë për origjinën e ripërtëritshme të energjisë.

📌 Një hap drejt drejt objektivave klimatike
Mundësi për reduktimin e gjurmës së karbonit që lidhet me energjinë elektrike të konsumuar.

📌 Mbështetje për objektivat tuaja ESG
Mbështetni raportet tuaja ESG me të dhëna të verifikueshme për energjinë e ripërtëritshme.

Me EVN Green, përkushtimi juaj ndaj qëndrueshmërisë shndërrohet në vlerë konkrete për biznesin tuaj.

Kërkoni ofertë:
📩 [email protected]

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11, Shkup
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
[email protected]
Politika e privatësisë