EVN Furnizimi shënoi 10 vjet në tregun e energjisë

 
Në një atmosferë të këndshme, të mbushur me tingujt e mrekullueshëm të violinave të Trinity Strings, nga talentja Ana Petanovska dhe energjiku Gjoko Taneski, dhe në shoqërinë e miqve, bashkëpunëtorëve, partnerëve nga sektori privat, institucioneve, mediave dhe korit diplomatik, EVN Furnizimi festoi një dekadë nga fillimi i veprimtarisë së saj në treg. Ndër të pranishmit ishte edhe Ministresha e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozinovska, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjinë, Shërbimet ujore dhe Shërbimet për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale Marko Bislimovski, kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe ambasadori i Republikës së Austrisë H.E. Martin Pamer. Në ambientin autentik të kantinës Kamnik afër Shkupit, presidenti i Bordit Drejtues të EVN, Wolfgang Maier, përshëndeti të pranishmit duke shprehur mirënjohje për partneritetin dhe bashkëpunimin e gjatë. Para të pranishmëve folën gjithashtu menaxherët e EVN Furnizimi, Roland Ziegler dhe Berkant Shen.

ACE_2323-(2).JPG

EVN Furnizimi feston 10 vjet nga ekzistenca e saj. Cilat janë përfitimet kryesore që kompania i ofron tregut maqedonas?
Ziegler: EVN Furnizimi tashmë 10 vjet është një kompani udhëheqëse në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike dhe, përmes veprimtarisë së saj, kontribuon në zhvillimin e tregut dhe krijimin e standardeve të larta në sektorin energjetik. Si anëtare e Grupit EVN, i cili ka rreth 4.5 milion përdorues në disa tregje në Juglindje të Evropës, EVN Furnizimi ofron përvojë të madhe, ekspertizë dhe shërbime cilësore që i mundësojnë kompanive tona klientë të përqendrohen në zhvillimin e tyre, ndërsa furnizimin me energji elektrike ta besojnë një partneri të stabilizuar dhe të besueshëm. Që në fillim të veprimtarisë sonë, krijuam një ofertë që ishte përgjigje ndaj nevojave të partnerëve tanë. Edhe sot, pas 10 vjetësh, me krenari mund të themi se jo vetëm që mbajmë cilësinë e lartë të shërbimeve tona, por e përmirësojmë atë në mënyrë të vazhdueshme në përputhje me kërkesat e tregut.

Cilat janë përfitimet për klientët, si është komunikimi i përditshëm me ta?
Shen: EVN Furnizimi ka mbi 45% pjesëmarrje në treg, ose në numra 3,600 konsumator të furnizuar me energji elektrike. Komunikimi direkt dhe analiza e nevojave të klientëve tanë është qasja jonë e përditshme që na veçon në treg. Menaxherët për klientët kryesorë kujdesen për nevojat e kompanive, të cilët janë të shpërndarë sipas rajoneve gjeografike. Çdo njëri prej tyre e njeh specifikën individuale të secilës kompani dhe është në dispozicion për ta 24 orë, 365 ditë në vit. Edhe pse kemi një numër të madh kompanish, i dimë saktësisht nevojat e tyre dhe vazhdimisht punojmë për përmirësimin e ofertës dhe krijimin e zgjidhjeve që do t’i përmbushin dhe tejkalojnë pritjet e tyre dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e tyre. Në portofolin tonë ka kompani nga të gjitha segmentet dhe me këtë qasje ne ndihmojmë drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë kombëtare. Ekipet tona të ekspertëve, mbi bazën e analizës paraprake, krijojnë zgjidhje të përshtatshme për përdoruesit, dhe në këtë mënyrë partnerët tanë rrisin efikasitetin në veprimtarinë e tyre, reduktojnë kostot dhe bëhen më konkurrues në tregun ku ofrojnë produktet dhe shërbimet e tyre.

EVN-Snabduvanje_TEAMс-(1).jpg

ACE_2644-(1).JPG

EVN Furnizimi është shumë aktive edhe në segmentin e elektromobilitetit. Çfarë është bërë deri tani në këtë drejtim?
Ziegler: Një nga gjërat që na jep një avantazh serioz konkurrues në treg janë shërbimet shtesë që ofrojmë, siç është efikasiteti energjetik, në kuadër të të cilit krijojmë zgjidhje për partnerët tanë duke reduktuar konsumimin e energjisë elektrike. Pastaj, EVN Furnizimi si prodhues virtual, mundëson menaxhim të centralizuar të prodhuesve të energjisë nga burime rinovues që janë të lidhur me rrjetin elektrodistributiv, me qëllim optimizmin e kostove dhe, sigurisht, në shërbime shtesë, elektromobiliteti merr një rol të rëndësishëm. Në këtë drejtim, në bashkëpunim me komunat, kemi ndërtuar një infrastrukturë të rëndësishme për elektromobilitetin me mbi 50 karikues në 17 qytete në të gjithë vendin, nga të cilat 21 në territorin e Shkupit. Karikuesit elektrikë janë vendosur në sipërfaqe publike, në hotele dhe qendra tregtare, duke krijuar kushte për përdorim më të gjerë të automjeteve elektrike dhe për një mbrojtje më të madhe të mjedisit. Përpjekjet tona vazhdojnë me një fokus të fortë në karikuesit e shpejtë, si një kusht kryesor për lehtësimin e mobilitetit të automjeteve elektrike në distanca më të gjata. Karikuesit e shpejtë kanë konektorë DC me kapacitet 150 kW dhe janë ndër më efikasit në klasën e tyre, duke mundësuar karikim të shpejtë dhe të lehtë brenda një periudhe prej 30-40 minutash, varësisht nga tipi i automjetit. Falë bashkëpunimit me Makpetrol, deri në fund të vitit 2024 do të instalohen gjithsej 10 karikues të shpejtë në rrugët kryesore, duke mundësuar që të udhëtohet përmes dhe nëpër Maqedoni me një automjet elektrik. Energjia e gjelbër dhe përshpejtimi i tranzicionit energjetik janë tema të mëdha në energjetikë. Por, për të ndodhur ndryshimet, secili prej nesh duhet të japë kontributin e tij. EVN Furnizimi dhe e gjithë grupacioni EVN po punon shumë në këtë proces. Pikërisht elektromobiliteti është një nga ato fusha ku dëshirojmë të japim një kontribut serioz dhe të inkurajojmë një zhvillim edhe më të madh.

Cilat janë planet e ardhshme?
Ziegler: Ndryshimet në treg janë dinamike dhe ne dhe ekipet tona jemi gati t'i ndjekim dhe të punojmë për shërbime të reja që do t'u përgjigjen nevojave të përdoruesve. Një gjë do të jetë e njëjtë në të ardhmen, EVN Furnizimi mbetet një partner i sigurt dhe i besueshëm. Ne kemi një pozicion stabil në treg dhe planet tona për zgjerimin e mëtejshëm të tregut tashmë po japin rezultate.
Me një kapacitet të instaluar mbi 180 MW dhe mbi 300 GWh energji elektrike të gjelbër të prodhuar çdo vit nga burimet vendore, ne shtojmë vlerë të re për kompaninë dhe nuk ndalemi, vazhdojmë të punojmë për zbatimin e të gjitha risive në tregun e energjisë elektrike.

Çfarë mund të presin partnerët?
Shen: Shumica e partnerëve tanë janë me ne për një dekadë dhe bashkëpunimi ynë vazhdon edhe në periudhën e ardhshme. Është një konfirmim i madh i cilësisë së shërbimeve që ne ofrojmë në treg. Ekipet tona me përkushtimin, ekspertizën dhe përvojën e tyre vërtet ofrojnë mbështetje të madhe në punën e përditshme dhe shërbimet inovative janë vetëm një garanci se ne nuk ndalemi këtu. Përkundrazi, jemi të përkushtuar që vazhdimisht ta përmirësojmë portofolin dhe zhvillimin tonë në të gjitha segmentet e veprimtarisë. Dua të falënderoj partnerët tanë për besimin dhe t'u them se në të ardhmen vazhdojmë me një intensitet edhe më të madh dhe se mbetemi një zgjedhje e vërtetë për ata që kërkojnë një partner të besueshëm dhe stabil në fushën e shërbimeve energjetike.

ACE_2593с-(1).jpg

ACE_2195-(1).JPG

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11, Shkup
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
[email protected]