Zgjidhjet fleksibile dhe këshillat e ekspertëve lidhur me efikasitetin e energjisë na kanë ndihmuar të qëndrojmë në hap me trendët moderne sa i përket çështjes së energjisë së qëndrueshme

 
Elena Llalevska Iliev,
menaxhere
Elida Kumanovë

*****

DSC_2419s.jpg

EVN Furnizmi: A mund të na tregoni shkurtimisht për kompaninë tuaj dhe si u vendosët të bëheni klient i EV-së Furnizimi?

Lalevska Iliev: Kompania jonë është liderë afatgjatë në shitjen me pakicë të ushqimeve në Maqedoni, me praninë më të madhe në Kumanovë dhe disa lokacione në Shkup. Përveç kësaj, ne punojmë në mënyrë aktive në prodhimin e produkteve të furrës. Ne u vendosëm për EVN-në Furnizimi për shkak të stabilitetit të kompanisë, bashkëpunimit dhe mbështetjes së shkëlqyer nga menaxheri ynë kryesor i shfrytëzuesve kyç, qasjes së personalizuar, si dhe ofertës më të mirë që e kemi marrë.

EVN Furnizmi: What is your experience so far in cooperating with EVN Supply?

Lalevska Iliev: 
Përvoja jonë është jashtëzakonisht pozitive, ne e vlerësojmë profesionalizmin, përkushtimin dhe komunikimin tuaj të hapur. Që nga fillimi i bashkëpunimit tonë, morëm informacione të qarta dhe të detajuara në lidhje me ofertat, gjë që na ndihmoi të miratojmë një vendim të bazuar mbi informacionet. Ne e vlerësojmë veçanërisht qasjen proaktive dhe gatishmërinë për t'iu përgjigjur gjithmonë kërkesave dhe nevojave tona. Mbështetja në kohë dhe disponueshmëria e të gjithë ekipit na mundëson të operojmë pa probleme, që është thelbësore për ne si kompani në sektorin e ushqimit.

Stabiliteti i furnizimit me energji elektrike, në kombinim me fleksibilitetin e shërbimeve, në mënyrë shtesë konfirmojnë zgjidhjen tonë dhe përforcojnë besimin në këtë partneritet.

EVN Furnizmi: Si e vlerësoni sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike?

Lalevska Iliev:
 Deri më tani, nuk kemi hasur probleme në shfrytëzimin e shërbimeve dhe bashkëpunimin.

Si kompani në sektorin ushqimor, furnizimi i qëndrueshëm dhe i pandërprerë është me rëndësi të madhe për ne, veçanërisht në prodhimin e produkteve të furrës, ku çdo ndërprerje mund të shkaktojë pasoja serioze.

DSC_2496s.jpg

EVN Furnizmi: Lidhur me furnizimin me energji elektrike, ndryshe nga më parë kur çmimi i energjisë elektrike ishte indeksuar në bursën HUPX, në kohën e fundit keni përdorur produkt ku çmimi indeksohet në Bursën e Maqedonisë (MEMO). Si e vlerësoni këtë ndryshim dhe cilat janë përfitimet tuaja nga ky ndryshim?

Lalevska Iliev: Ky ndryshim zvogëlon varësinë nga luhatjet në tregjet rajonale, që shpesh janë nën ndikim të faktorëve që nuk korrespondojnë gjithmonë me kushtet në Maqedoni. Megjithatë, është ende shumë herët për të dhënë një vlerësim të plotë të efekteve prej këtij ndryshimi. Duhet më shumë kohë për të parë se si do të reflektohet mbi operacionet tona dhe nëse do të sjellë përfitime financiare dhe operacionale afatgjata.

EVN Furnizmi: Çfarë ishte motivi juaj që të investoni në një sistem fotovoltaik dhe ta shfrytëzoni mundësinë e blerjes së energjisë elektrike?

Lalevska Iliev: Si kompani me përgjegjësi sociale, ne jemi gjithmonë të përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovacionit që jo vetëm i përmirëson operacionet tona, por gjithashtu ka ndikim pozitiv mbi komunitetin dhe mjedisin jetësor. Investimi në sistem fotovoltaik erdhi si një hap logjik në planin tonë strategjik për qëndrueshmëri afatgjate energjetike. Kriza energjetike në periudhën e fundit, së bashku me sfidat ekonomike të shkaktuara nga pandemia e Kovid-it, ka krijuar barrë të madhe financiare për një numër të madh kompanish, duke përfshirë edhe ne. Ne kemi qenë dëshmitarë të luhatjeve të konsiderueshme në çmimet e energjisë elektrike, që na tregoi se është e nevojshme të ndërmerren hapa konkrete në zvogëlimin e rrezikut të paqëndrueshmërive të ardhshme të energjisë.

Me këtë investim, ne jo vetëm që po optimizojmë kostot tona operative dhe po zvogëlojmë varësinë tonë nga burimet tradicionale të energjisë, por gjithashtu po kontribuojmë në mënyrë aktive në tranzicionin e gjelbër dhe po krijojmë një të ardhme më të pastër dhe më të sigurt energjetike.

Ne besojmë se ky është një shembull që kompanitë e tjera duhet ta ndjekin, sepse burimet e ripërtëritshme të energjisë nuk janë vetëm ekologjike, por edhe paraqesin një zgjidhje ekonomikisht e qëndrueshme për të ardhmen.

DSC_2532s.jpg

EVN Furnizmi: Çfarë ju shtyu ta përdorni shërbimin e rrjetëzimit? Cilat janë efektet që i keni dhe sa ju ndihmon kjo mundësi që të ulni kostot e energjisë elektrike?

Lalevska Iliev:
 Motivimi kryesor ishte ulja e kostove të energjisë elektrike dhe rritja e pavarësisë sonë nga çmimet e paqëndrueshme të tregut. Me rrjetëzimin, energjia që prodhojmë në një lokacion e shfrytëzojmë në një objekt tjetër, gjë që na ndihmon në menaxhimin më të mirë të burimeve, pavarësinë më të madhe energjetike dhe uljen e barrës financiare.
Në të njëjtën kohë, kjo praktikë kontribuon në uljen e emetimeve të CO₂ dhe na mundëson që të operojmë në mënyrë më të qëndrueshme. Me këtë investim, ne jo vetëm që e kemi përmirësuar efikasitetin, por krijuam edhe një model më ekonomik dhe më të përgjegjshëm energjetik.

EVN Furnizmi: Si ENV-ja Furnizimi kontribuoi në përmirësimin e efikasitetit energjetik të kompanisë suaj?

Lalevska Iliev: EVN-ja Furnizimi luajti një rol të rëndësishëm në përmirësimin e efikasitetit energjetik të kompanisë sonë nëpërmjet furnizimit stabil dhe të qëndrueshëm me energji elektrike, si dhe mundësive për zgjidhje të përshtatshme energjetike.

Analiza e konsumit dhe rekomandimet për përmirësim, si dhe mundësia e rrjetëzimit, ishin veçanërisht të dobishme. Zgjidhjet fleksibile të ofruara nga EVN-ja Furnizimi, në kombinim me këshillat e tyre nga ekspertët për efikasitetin energjetik, na kanë ndihmuar të harmonizojmë operacionet tona me trendët moderne sa i përket energjisë së qëndrueshme. Ky partneritet është hap i rëndësishëm përpara për ne sa i përket pavarësisë energjetike dhe përgjegjësisë ekologjike.

Solaren.jpg

EVN Furnizmi: A do t’ua rekomandoni EVN Furnizimi bashkëpunëtorëve dhe partnerëve tuaj? Çfarë është ajo që juve ju bën të ndryshëm nga të tjerët?

Lalevska Iliev: Pa dyshim!

Përvoja jonë e deritashme na tregoi se ky është partner i besueshëm dhe profesional në sektorin e energjisë. Stabiliteti i tyre afatgjatë në treg, ekspertiza dhe disponueshmëria e burimeve i bëjnë ata një zgjidhje të besueshme për kompanitë që dëshriojnë të menaxhojnë energjinë e tyre në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme.

Ajo që i dallon në të vërtet nga kompanitë e tjera është kombinimi i njohurive, stabiliteti dhe qasja e personalizuar dhe proaktive.

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11, Shkup
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
[email protected]
Politika e privatësisë