MEMO vs tregu i energjisë elektrike HUPX

 
Autor: Goran Sokolovski,
Udhëheqës i grupit të Menaxhimit të Prokurimit të Energjisë dhe
Prokurist i EVN Furnizimi

*****

Pse të zgjidhni një produkt të indeksuar me çmimet të MEMOsë?
Në maj të vitit 2023, operatori maqedonas i tregut të energjisë elektrike MEMO filloi të menaxhojë tregun e tij të energjisë elektrike ditë përpara (day-ahead). MEMO është në pronësi të MEPSO-së dhe synon të krijojë një treg transparent, konkurrues dhe efikas të energjisë elektrike. MEMO lehtëson marrëdhëniet midis prodhuesve, furnitorëve dhe konsumatorëve, duke ofruar produkte çdo orë, ditë përpara (day-ahead).
Karakteristikat kryesore të MEMOsë
  • Transparenca dhe konkurrenca e ndershme: MEMO promovon transparencën e tregut, efikasitetin dhe konkurrencën e ndershme në sektorin e energjisë elektrike në Maqedoni.
  • Furnizimi i sigurt me energji: Duke punuar në përputhje me rregulloren maqedonase, MEMO kontribuon në sigurinë energjetike dhe integrimin e sigurt të tregut maqedonas në Evropën Juglindore.
  • Bashkëpunimi rajonal: Bashkëpunon me subjektet rajonale për të përmirësuar tregtimin ndërkufitar të energjisë elektrike dhe lidhjen e tregjeve në rajon.
  • Platforma tregtare: Përdor të njëjtën platformë tregtare si HUPX, një nga bursat kryesore në Evropë.
Qëllimi i HUPXit
E themeluar në vitin 2007, HUPX është platforma qendrore e tregut të Hungarisë për tregtimin e energjisë elektrike, duke u fokusuar në tregun e ditës përpara (day-ahead) dhe në  tregun gjatë ditës (intraday). HUPX ofron transparencë, efikasitet dhe likuiditet në treg dhe është standard kryesor për çmimet e energjisë elektrike në Evropën Juglindore. HUPX gjithashtu, merr pjesë në iniciativat rajonale për të harmonizuar rregullat e tregut dhe për të përmirësuar tregtinë ndërkufitare të energjisë elektrike në vendet fqinje evropiane.

Pse të zgjidhni MEMO?
  • Stabiliteti: Tregu i energjisë elektrike MEMO është më i qëndrueshëm dhe më pak e ndjeshme i variacioneve të mëdha të çmimit të energjisë në krahasim me HUPX. Për shembull, në korrik 2024, çmimet e HUPXit u rritën për shkak të valës së të nxehtit dhe situatave të mirëmbajtjes, ndërsa çmimet MEMOsë mbetën më të qëndrueshme.
  • Pa shpenzime për transferimi ndërkufitar: Çmimet e kapacitetit transmetues ndërkufitar mund të ndryshojnë në varësi të ofertës dhe kërkesës së vendeve fqinje. Duke pasur parasysh se MEMO operon brenda kufijve të Maqedonisë, nuk ka kosto për transmetimin ndërkufitar, gjë që kontribuon në oferta më të lira për klientët.
  • Rritje e qëndrueshme: MEMO ka treguar rritje të qëndrueshme, duke rritur numrin e pjesëmarrësve të regjistruar në treg nga 21 në 32 pjesëmarrës brenda vetëm një viti, ndërsa qarkullimи mesatar ditor i tregtimit është rritur nga 1,770 MWh në mbi 2,500 MWh.
E ardhmja e MEMO
Maqedonia përpiqet të pasqyrojë suksesin e Hungarisë, duke përfituar nga avantazhet e saj gjeografike. Burimet e ndryshme të energjisë në vendet fqinje dhe potenciali për energji diellore në Maqedoni paraqesin parakushte të shkëlqyera që MEMO të përjetojë rritje dhe zhvillim të konsiderueshëm në të ardhmen. Gjithashtu, çmimi mesatar vjetor prej rreth 90 EUR/MWh dhe volumi mesatar ditor mbi 2500 MWh i hapin rrugën zhvillimit të MEMO drejt zbatimit të tregtimit brenda ditës (intraday) në të ardhmen e afërt, gjë që do të çonte më tej në integrimin e tregut të energjisë elektrike me vendet fqinje (market coupling).

Oferta jonë e produkteve MEMO
EVN Makedonija ofron produkte inovative të indeksuara me çmime MEMO, duke ofruar energji më të lirë, të gjelbër dhe të qëndrueshme për përdoruesit e saj. Zgjedhja e një produkti të indeksuar me çmimet e MEMOsë, për përdoruesit, përfaqëson një alternativë të qëndrueshme dhe konkurruese ndaj tregjeve të energjisë elektrike në rajon.

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11, Shkup
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
[email protected]