EVN Furnizmi - Udhëheqë i së ardhmes së gjelbër dhe i garancive të origjinës

 

Si një nga motorët kryesorë të tranzicionit energjetik të gjelbër në vend, EVN Furnizimi investon në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin e zgjidhjeve që mundësojnë transparencë dhe siguri mbi origjinën e energjisë elektrike të dorëzuar. 

Që nga viti 2021, EVN Furnizimi ka vendosur një sistem për certifikimin e origjinës së gjelbër të energjisë elektrike që u dorëzohet klientëve të tij, i rishikuar nga PricewaterhouseCoopers (PwC). Për vitin 2024, janë konfirmuar mbi 150 000 MWh energji e gjelbër, e dorëzuar për klientë të mëdhenj korporativë që integrojnë praktikat e qëndrueshme në strategjitë e tyre ESG.

Përmes EVN Elektranat dhe prodhuesit virtual me kapacitet mbi 200 MW, EVN Furnizimi krijon infrastrukturë strategjike për lëshimin dhe aktivizimin (shfuqizimin) e Garancive të Origjinës për energjinë elektrike, në përputhje me praktikat evropiane. Për më tepër, EVN Furnizimi është e regjistruar dhe përmbush të gjitha kërkesat e sistemit të ri të certifikimit MEMO për Garancitë e Origjinës, dhe do t’u sigurojë klientëve konfirmim të plotë dhe zyrtar për origjinën e gjelbër të konsumit të tyre përmes Garancive MEMO të Origjinës. Kështu, EVN forcon pozicionin e saj si një furnizues që vendos standarde të transparencës, sigurisë dhe qëndrueshmërisë.

E udhëhequr nga një vizion i qartë, kompania ndërton besim përmes ekspertizës dhe zgjidhjeve të qëndrueshme që formësojnë të ardhmen energjetike. Jo thjesht furnizim, por partneritet, transparencë dhe inovacion – për siguri sot dhe zhvillim të qëndrueshëm nesër.

Predvodnik-na-zelenata-idnina-1-(2).jpg

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11, Shkup
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
[email protected]
Politika e privatësisë