Ndryshimet kyçe në Ligjin e ri për Energjetikë

 

Reformat me Ligjin e ri për Energjinë që hyri në fuqi në maj 2025

Bëhet fjalë për një ligj modern evropian, me të cilin në Maqedoni u implementua paketa e rregulloreve të BE-së e quajtur “Energji e pastër”, që promovon dekarbonizimin e sektorit energjetik dhe rritjen e pjesëmarrjes së energjisë nga burime të rinovueshme (OIE). Ky ligj vendos bazat për përafrim të plotë me politikat energjetike evropiane edhe në vendin tonë.

Ligji i ri parashikon proces të strukturuar për integrimin e OIE-ve dhe baterive, për të shfrytëzuar maksimalisht kapacitetet e disponueshme, ndërsa investitorët të kenë më shumë parashikueshmëri për realizimin e projekteve të tyre.

Megjithatë, duke qenë se prodhimi nga burime të rinovueshme është i paqëndrueshëm – veçanërisht nga centralet diellore dhe ato me erë – operatorët e sistemeve të transmetimit dhe shpërndarjes (MEPSO dhe Elektrodistribucija) kanë përgjegjësi më të mëdha për sigurimin e fleksibilitetit dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemeve. Në këtë drejtim, po shfaqen aktorë të rinj, më të vegjël dhe të shpërndarë, siç janë konsumatorët aktivë, komunitetet energjetike, agregatorët, e tjerë.

Një dispozitë tjetër e rëndësishme është që nga 1 janari 2026, MEPSO dhe Elektrodistribucija duhet ta mundësojnë ndryshimin e furnizuesit brenda 48 orëve.

Blagoj-Stojevski_EVN_alb-(3).jpg

Matësit inteligjentë

Ligji parashikon zhvillimin e teknologjive të mençura, përfshirë futjen e sistemit të matësve inteligjentë. Ata do t’u ofrojnë konsumatorëve informacione të detajuara për konsumin e energjisë gjatë ditës, në intervale 15-minutëshe, në mënyrë që ata të mund të përshtatin sjelljen e tyre të konsumit sipas nevojave të sistemit. Kjo është parakusht teknik për zbatimin e koncepteve të tjera të ligjit që lidhen me fleksibilitetin e rrjeteve dhe shërbimet që përdoruesit mund t’i ofrojnë ose t’i shkëmbejnë mes tyre.

Bëhet fjalë për një proces kompleks dhe të kushtueshëm, i cili fillon me studimin e fizibilitetit nga Elektrodistribucija. Ky studim i dërgohet Komisionit Rregullator, i cili së bashku me mendimin dhe rekomandimet e veta e përcjell në Qeveri, e cila merr vendimin për implementimin e sistemit të matësve inteligjentë ose jo.
Në rast të një rezultati negativ, studimi përsëritet brenda 4 vitesh nga Elektrodistrubucija. Nëse vendoset për implementim, Elektrodistribucija fillon me blerjen dhe instalimin e teknologjive përkatëse, dhe më pas vijon procedura për zëvendësimin e matësve në terren. Procesi komplet pas vendimit e Qeverisë duhet të përfundojë brenda 10 viteve. Ndërsa, gjatë 7 viteve të para, duhet të zëvendësohen të paktën 70% e matësve.

Gjithashtu, mbetet e lejuar faturimi mbi bazën e konsumit të vlerësuar, që duhet të përputhet me konsumin real një herë në tre muaj nga ana e furnizuesit. Nëse ka dallime me konsumin real, duhet të bëhet korrigjimi i faturave.

Blagoj-Stojevski_EVN_alb-(4).jpg

Konsumatorët aktivë dhe komunitetet energjetike

Pasi të pajisen me matësit inteligjentë, konsumatorët do të kenë mundësi për rol më aktiv në sistemin energjetik, në varësi të mundësive teknike dhe nevojave të tyre. Kjo vlen veçanërisht për konsumatorët që kanë instaluar panele fotovoltaike, bateri, apo automjete elektrike, bateritë e të cilave mund të shërbejnë si mini-depo energjie. Për t’u përfshirë si konsumatorë aktivë, do të kenë stimuj financiarë, si energji më e lirë dhe tarifa më të ulëta për rrjetin.

Konsumatorët gjithashtu mund të bashkohen në të ashtuquajturat komunitete energjetike – organizata jofitimprurëse që u mundësojnë anëtarëve të shkëmbejnë energji mes tyre. P.sh., energjinë e prodhuar nga paneli fotovoltaik i një përdoruesi mund ta përdorë një anëtar tjetër i komunitetit, ose vetë përdoruesi në një lokacion tjetër. Çdo përdorues me fotovoltaik në disa orë prodhon më shumë se konsumon, kështu që teprica mund të shfrytëzohet nga një anëtar tjetër i komunitetit energjetik. Ose, nëse përdoruesi instalon fotovoltaik në një shtëpi pushimi, kur nuk qëndron atje do të mund ta përdorë energjinë e prodhuar atje në shtëpinë e tij kryesore.

Blagoj-Stojevski_EVN_alb-(5).jpg

Depozitimi i energjisë dhe modernizimi i rrjetit

Depozitimi i energjisë elektrike ka rol gjithnjë e më të rëndësishëm për sigurimin e fleksibilitetit të rrjeteve. Depot duhet të shfaqen si konsumator kur ka tepricë energjie në rajone të caktuara gjatë një periudhe kohore, ose si prodhues kur nevojitet energji shtesë për të ruajtur ekuilibrin e sistemit.

Depozitimi mund të kryhet si aktivitet i veçantë, për të cilin nevojitet licencë nga Komisioni Rregullator, ose nga operatorë ekzistues të aktiviteteve të tjera energjetike, nëse ata kanë të integruar edhe sistem depozitimi. Operatori i depos mund të blejë dhe shesë energji në treg, të ofrojë vetëm shërbim depozitimi për pjesëmarrës të tjerë, ose të ofrojë shërbime sistemike për MEPSO ose Elektrodistribucija.

Për më tepër, ligji detyron që të gjitha centralet e reja diellore dhe me erë të integrojnë sisteme baterish me kapacitet prej të paktën 20% të fuqisë së centralit.

Blagoj-Stojevski_EVN_alb-(2).jpg

Investimet në energjinë e ripërtëritshme

Të gjithë ata që planifikojnë të ndërtojnë centrale diellore, me erë, apo sisteme baterish me kapacitet mbi 1 MW, duhet së pari të paraqesin iniciativë që projekti të përfshihet në Planin Vjetor të Ndërtimit që miratohet nga Qeveria. Vetëm pas përfshirjes në plan, mund të kërkojnë autorizim për ndërtim, i cili varet nga lejet ndërtimore dhe garancitë për realizimin e projektit. Kjo procedurë ul rrezikun e ndërtimit të pakontrolluar dhe parandalon bllokimin e kapaciteteve të rrjetit nga investitorë jo seriozë.

Ligji gjithashtu vendos kufizime teknike për lidhjen e objekteve energjetike të reja. Në të ardhmen, nuk do të lejohet lidhja e centraleve të reja në rrjetin shpërndarës nëse në pikat lidhëse të sistemit shpërndarës me atë transmetues në një rajon të caktuar, kapaciteti i përgjithshëm i prodhuesve të lidhur arrin 80% të fuqisë së transformatorëve, ose nëse energjia që derdhet në sistemin transmetues kalon 10 MW.

Për investitorët, kjo sjell më shumë siguri – pasi paraprakisht do të dinë nëse projektet e tyre janë të realizueshme dhe do të kenë garanci për lidhje në sistem dhe licencim, nëse i plotësojnë kushtet transparente të përcaktuara nga ligji.

Contact-us_EVN_alb.jpg

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11, Shkup
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
[email protected]
Politika e privatësisë