Vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive për elektromobilitetin

 

Jemi krenarë që në periudhën e kaluar kemi instaluar mbi 100 stacione të mbushjes në 19 qytete të vendit, 21 prej të cilave në territorin e Shkupit. Mbushësit janë të disponueshëm në zona publike, hotele, qendra tregtare dhe autostrada, me çka forcohet infrastruktura e elektromobilitetit të vendit.

Fokusi ynë është te mbushësit e shpejtë që kanë lidhës DC me fuqi 150 kW dhe janë ndër më efikasët në klasën e tyre, duke lejuar mbushje të shpejtë dhe të lehtë në 30-40 minuta në varësi të llojit të makinës. Në periudhën e kaluar kemi instaluar mbushës të shpejtë në Ohër, si dhe në pompat e Makpetrol-it në Negotinë, Kumanovë dhe në rrugën kryesore Prilep - Manastir. Mbushësit e shpejtë janë parakushti kryesor për lëvizje më të lehtë të veturave elektrike në distanca më të gjata dhe falë bashkëpunimit me Makpetrol, deri në fund të vitit do të realizojmë planin e përbashkët për instalimin e 10 mbushësve të shpejtë në pikat e karburanteve përgjatë rrugëve kryesore në mbarë vendin.

Përveç kësaj, në partneritet me TAV Maqedoni, kemi instaluar katër stacione të mbushjes në aeroportet në Shkup dhe Ohër, në dispozicion të pasagjerëve, klientëve, mysafirëve dhe stafit.

Dhe nuk ndalemi me kaq!
Vazhdojmë të zgjerojmë rrjetin e mbushësve dhe të modernizojmë stacionet ekzistuese, për të mundësuar një mbështetje edhe më të madhe për elektromobilitetin në vend

Polnaci-Mapa-DC-02@2x.png

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11, Shkup
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
[email protected]
Politika e privatësisë