Elektromobiliteti

Duke ndjekur trendet globale, EVN ndërmerr hapa konkretë në funksion të përshtatjes më të gjerë të elektromobilitetit në Maqedoninë e Veriut. Parakushti më i rëndësishëm për përdorim më intensiv të makinave elektrike është ekzistenca e një infrastrukture të zhvilluar dhe të përshtatshme të mbushësve elektrik. Përveç mbushjes në shtëpitë e tyre, për të qenë në gjendje të udhëtojnë në distanca më të mëdha, pronarët e makinave elektrike kanë nevojë edhe për mbushës të disponueshëm në vende publike. Mbushësit duhet të vendosen në drejtim të lëvizjes së drejtuesve të makinave dhe në distanca deri në 100 km nga njëri-tjetri.

EVN në bashkëpunim me komunat ndërtoi një infrastrukturë serioze elektrike në mbarë vendin. Në kuadër të projektit për zhvillimin e elektromobilitetit, EVN ka vendosur stacione për mbushje të makinave elektrike në 17 qytete. Në Qytetin e Shkupit janë instaluar më shumë mbushës të cilët përveç hapësirave publike, janë të disponueshëm edhe në objektet private të frekuentuara si hotele, qendra tregtare dhe të ngjashme.

Tash e tutje, të gjithë pronarët e automjeteve elektrike, nga vendi apo nga jashtë, do të mund të udhëtojnë pa pengesë në çdo drejtim brenda dhe jashtë kufijve të vendit.

Mbushësit mund të përdoren me EVN kartelë për mbushje ose duke paguar me kartelë pagese.

Qëllimet e EVN-së janë të qarta – rritja e numrit të makinave elektrike në rrugë, që do të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit, më pak zhurmë në zonat urbane dhe qëndrueshmëri afatgjatë të mjedisit. EVN në vazhdimësi vijon ta zgjerojë dhe përmirësojë rrjetin, veçanërisht me rritjen e intensitetit të pritur të përdorimit të këtyre makinave.

Efikasitet energjetik ne biznes

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11, Shkup
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
[email protected]