Sisteme fotovoltaike sipas parimit ‘çelës në dorë’. Fitoni më shumë me pakot e EVN!

Shfrytëzim më i madh i energjisë solare përmes zgjidhjeve inovative dhe teknologjive bashkëkohore është shërbimi  i ri i EVN i cili është në dispozicion në treg për të gjithë konsumatorët e interesuar. EVN ofron zgjidhje të kompletuar sipas principit „çelës në dorë“ për sistemet fotovoltaike për të gjithë bizneset në Maqedoni.
 
Potenciali vjetor për prodhim të energjisë solare në Maqedoni vlerësohet të jetë 1.300-1.450kWh/kWp, që përfaqëson qëllim të qartë të shfrytëzimit në të ardhmen.
EVN si lider në treg, i ndjek trendet botërore për investim sa më të madh në energjinë ripërtëritëse. Krijuam ekip ekspertësh që zhvillojnë zgjidhje të përshtatura për konsumatorët dhe tani energjia solare është në dispozicion  për kompanitë.

A dëshironi të investoni edhe në energji elektrike të pastër? Mbështetuni në njohuritë e specialistëve tanë për sisteme fotovoltaike dhe eksperiencën e tyre të fituar përmes instalimit të më shumë sistemeve në kulm dhe tokë!
 

Pse EVN?
 
Eksperiencë dhe njohuri
Kemi fituar eksperiencë të madhe në dizajnimin dhe inxhinierimin e të gjitha llojeve të sistemeve fotovoltaike në tregje të ndryshme.          
 
Cilësi
Ne përdorim pajisje nga top 5 prodhuesit botërorë që e ndajnë përkushtimin tonë për cilësi.
 
Mbështetje
Ne krijojmë dizajn optimal sipas nevojave tuaja. Mandej sigurojmë qartësim të të gjithë detajeve teknike për marrjen e tepricës së energjisë elektrike që ju do ta prodhoni nga centrali fotovoltaik, ndërsa nuk do ta shfrytëzoni për nevoja personale. Sipas parimit ‘çelës në dorë’ e sigurojmë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për vënie në fukcion të sistemit fotovoltaik.
 
Çmime fikse dhe pa harxhime të fshehura
Zgjidhja jonë ‘çelës në dorë’ e siguron komoditetin e konsumatorëve, duke ju siguruar shërbimet pa harxhime të fshehura dhe pagesa shtesë.
 
Blerje e tepricës së energjisë elektrike
Ofrojmë çmime konkurruese për blerje të tepricës së energjisë elektrike dhe e njejta është fikse për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes së kontratës.
 
Partner i besueshëm dhe i sigurt
EVN Furnizimi është pjesë e grupacionit EVN e cila ofron siguri dhe besueshmëri në rrugëtim të gjatë.

 

Të gjithë të interesuarit për këtë shërbim të ri të EVN, mund ta vizitojnë Info Qendrën në qendër të Shkupit, ose të drejtohen tek Menaxherët për Konsumatorë Kyç.

Efikasitet energjetik ne biznes

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11, Shkup
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
[email protected]